Hajdut i armatosur dje në mbrëmje ka grabitur në shitoren “Elida” në vendbaninimin kumanovar Karposh, ka vjedhur 57,000 denarë. Siç kumton policia, vjedhja është kryer në ora 19:26, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Hajduti ka hyrë në shitre, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar ndaj të punësuarit, punëtoi edhe i cili ka arritur të shtypë butonin e alarmit. Hajduti e ka vërejtur dhe e ka goditur në kokë, pastaj e ka detyruar atë për të shkuar në depo, ku njëra prej kolegeve i’a ka dhënë paratë. Pastaj, edhe një herë e goditur punonjësin në kokë, pastaj është larguar në drejtim të panjohur’, informojnë nga policia. /Telegrafi/