Telegrafi

Vazhdojnë vështirësitë në tregun amerikan të shtëpive

Gjatë muajit korrik, bankat morrën pronësinë e 77 mijë shtëpive.

Bankat përpiqen t’i shesin këto shtëpi sa më shpejtë, gjë që ka ndikuar në rënien e mëtejshme të çmimeve.

Shoqata Amerikane e Shitësve të Shtëpive tha se shitjet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik kanë rënë mbi 16 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Shitjet kanë rënë edhe për shkak të vështirësimit për marrjen e kredive si dhe rënies së ekonomisë.