Jo rrallëherë është spekuluar për një çarje në lidhjen mes Tunës dhe Cozmanit, ndërsa sërish ka një informacion të tillë.
Një kohë të gjatë pati thashetheme se këngëtarja dhe reperi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, por ata u paraqitën sërish bashkë për të heshtur gjithçka.
Mirëpo, tani burime të Express Roze thonë se Tuna dhe Cozman i kane dhëne fund përfundimisht lidhjes se tyre.
Sipas burimit të afërt me çiftin, Tuna ka vendosur që të mos kthehet te Cozman duke i dhënë fund edhe bashkëjetesës së tyre.
Pritet të mësohet në vijim nëse ata do të dalin zyrtarisht për të pohuar apo mohuar këto spekulime.