Telegrafi

Vazhdojnë tensionet në Nikaragua, në 100 ditë protestash 450 të vdekur

Janë të shumtë manifestuesit që protestojnë në Nikaragua kundër presidentit Daniel Ortega dhe që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ata kanë kujtuar 100 ditët e mobilizimit kundër qeverisë, ku aktet e dhunës kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë shkaktuar vdekjen e 450 njerëzve.

Prej këtyre 399 janë identifikuar ndërsa 49 viktima mbetet ende pa identitet, përcjell bw.

Për të bërë të mundur identifikimin e tyre po punohet me foto, dhe elementë të tjerë.