Janë të shumtë manifestuesit që protestojnë në Nikaragua kundër presidentit Daniel Ortega dhe që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Ata kanë kujtuar 100 ditët e mobilizimit kundër qeverisë, ku aktet e dhunës kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë shkaktuar vdekjen e 450 njerëzve.
Prej këtyre 399 janë identifikuar ndërsa 49 viktima mbetet ende pa identitet, përcjell bw.
Për të bërë të mundur identifikimin e tyre po punohet me foto, dhe elementë të tjerë.