Telegrafi

Vazhdojnë tensionet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Garda nuk lejon hyrjen e disa deputetëve të opozitës

Deputeti i opozitës Flamur Noka ka hedhur miell në drejtim të punonjësve të Gardës së Republikës, që ndodhen në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar.

Miell Noka ka hedhur edhe ndaj sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Kujtojmë se opozita prej disa kohësh ka bllokuar punimet në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe duke i rënë bilbilave.

Ditën e sotme në Kuvend mbahet seanca ku pritet të miratohet ligji për lojërat e fatit online, çka ka nxitur reagime të fort ate opozita, por edhe te opinion publik.

Bastet sportive u ndaluan me ligj disa vite më parë nga vetë qeveria e Kryeministrit Edi Rama.