Disa adoleshentë kanë rrezikuar jetën, duke kërcyer në ujë nga shkëmbi i njohur si i ’njeriut të vdekur’.
Të pranishmit që ishin në atë regjion në Devon të Anglisë, i kanë parë të rinjtë që kërcenin dhe dilnin sërish nga uji, pa pësuar ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe disave më parë, të cilët pësuan nga kërcimi prej hapësirës famëkeqe, që është e lartë rreth 20 metra.
Në tetor të vitit 2016, një baba i tre fëmijëve ka mbetur i vdekur, pasi nuk iu mbijetoi lëndimeve që pësoi kur u hodh prej aty.
Mbrojtësit e rendit e kanë rrethuar zonën, por të rinjtë duket se kaluan pengesat dhe hynë për të sfiduar forcat. /Telegrafi/
https://youtu.be/rZ2yFDbftCw