Kërkimi i një sallami me çmim të lirë është zhvendosur edhe në botën virtuale, pasi në Play Store u shfaq video-loja “Hani sallam”.
Video-loja u shfaq vetëm një ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe dy ministrat e Qeverisë së Serbisë për kafjall hëngrën publikisht një sanduiç me sallam djathi dhe majonezë.
“Hani sallam”, është një video-lojë shumë e thjeshtë – qëllimi është të vendosni në kosh vetëm bukën, sallamin dhe kosin, i cili lëviz majtas e djathtas, duke shmangur mishin dhe sendet e tjera.
Ai përdor deklaratat e Vuçiqit nga konferencat për shtyp, kështu që kur humbisni, mund të dëgjoni zërin e presidentit që thotë se “Hajde bir, të lutem fike telefonin”.
Është krijuar vetëm për telefonat Android dhe mund ta shkarkoni KËTU.
Deri më tani, më shumë se 10 mijë njerëz e kanë shkarkuar video-lojën në pajisjet e tyre dhe përdoruesit i kanë dhënë një vlerësim me pesë yje. /Telegrafi/