Site icon Telegrafi

Vazhdojnë takimet për ligjin për fushatë informative dhe reklamuese të institucioneve publike

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot vazhdon me brifingjet me palët e përfshira rreth Propozim-ligjit të ri për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim me përfaqësuesit e televizioneve dhe radiove rajonale dhe lokale është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska.

Dje për propoziomin e ri u mbajt takim me përfaqësues të televizioneve në nivel shtetëror përmes operatorit të rrjetit kominikues elektronik publik, të televizioneve në nivel shtetëror përmes satelitit dhe të radiove kombëtare.

Nga Ministria resore paralajmërojnë se edhe në ditët e ardhshme do të mbahen brifingje të këtilla. Qëllimi është që të transmetohen dhe afrohen vendimet e propozuara ligjore, por gjithashtu edhe të dëgjohen vërejtje dhe propozime konstruktive për avancim të ligjit të propozuar. /Telegrafi/

Exit mobile version