Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura takimet e partive më të mëdha me qytetarët gjatë ditës së djeshme të fushatës së zgjedhjeve lokale.
BDI ka qenë para elektoratit në Tearcë dhe Prespë ku kanë prezentuar kandidatët për kryetar komune dhe kandidatët për këshilltarë.
Lëvizja Besa ka qenë me banorët e Sarajit ku kanë prezentuar planet dhe programin e tyre para banorëve të Bojanës. Gjithashtu, zyrtarë të Lëvizjes Besa janë takuar edhe me banorë të Kumanovës dhe Strugës.
PDSH-ja ka qenë në Sllatinë të Komunës së Tearcës ku janë diskutuar programet dhe planet e tyre për zhvillimin e kësaj komune.
Aleanca për shqiptarët ka pasur disa takime me qytetarë. Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela është takuar me qytetarë në Zvicrës ndërsa zyrtarë të tij kanë pasur takime nëpër komunat shqiptare gjithandej. Veçojmë takimin e Adnan Nezirit me banorë të Reçisës në Tetovë ku ju është premtuar banorëve shkollë dhe jetë më të mirë.
LSDM-ja ka qenë në Kumanovë dhe Kriva Pallankë ku janë prezentuar kandidatët dhe këshilltarët që qytetarët do të mund t’i votojnë më 15 tetor.
OBRM-PDUKM ka qenë në Shtip në tubim qendror ndërsa gjatë ditës ka pasur takime me qytetarë të fshatrave përreth ku kanë diskutuar nevojat dhe premtimet që ata si parti i ofrojnë. /Telegrafi/