Ushtria turke ka pushuar 109 gjykatës ushtarak nga puna, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, me çka vazhdon seria e pushimeve nga puna në vend, në të cilat deri më tani pa punë kanë mbetur më shumë se dhjetëra mijëra nëpunës shtetërorë, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre me grusht shtetin e pasuksesshëm.
Mediat lajmërojnë se autoritetet gjyqësore turke kanë suspenduar edhe 184 gjykatës dhe prokurorë me qëllim që t’i “çrrënjosin ithtarët e imamit Fetulla Gylen”, të cilin e akuzojnë për organizimin e grusht shtetit të pasuksesshëm.
Agjencia shtetërore turke Anadolu thekson se 184 gjykatës dhe prokurorë janë suspenduar për shkak të shfrytëzimit të aplikacionit për këmbim të porosive “BiLok”.
Përfaqësues të shërbimit turk të zbulimit kanë identifikuar 56 mijë shfrytëzues të këtij rrjeti i cili, siç pohojnë, nga viti 2014 e shfrytëzojnë edhe ndjekësit e Gylenit. /kp/