Telegrafi

Vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve të KEK-ut

Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, rasti ka ndodhur në kohën kur ekipi i KEK-ut kishte shkuar ta shkyçte konsumatorin në fjalë për shkak të borxhit aktual prej 3,153.27 euro (3.200.44 borxhi total).

“ Për rastin menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, të cilët janë duke e hetuar rastin, ndërsa për konsumatorin është dhënë urdhëresa tjetër për shkyçje në përcjellje të policisë”.

Ndërkohë sot në komunën e Fushë Kosovës kanë ndodhur dy raste të kërcënimeve ndaj punëtorëve të KEK-ut të cilët ishin në detyrë zyrtare.

Edhe me këtë rast menaxhmenti i KEK-ut a shprehur indinjatë të thellë lidhur me sulmet që po bëhen ndaj punëtorëve të kompanisë, të cilat sidomos gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë mjaft të theksuara.

“KEK konsideron se këto raste po e dëmtojnë rëndë punën e korporatës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës dhe kërkon nga autoritetet përkatëse të vendit të ndërmarrin masat adekuate ligjore ndaj këtyre konsumatorëve të pandërgjegjshëm. Kjo është rruga e vetme që punëtorëve të korporatës t’u mundësohet kryerja e detyrave zyrtare”. /Telegrafi/