Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane, e cila po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Kosova dhe sportistët e saj po vazhdojnë me suksese të mëdha në sportin e xhudos.
Suksesi i fundit është ky i sotmi (e shtunë) i xhudistes së re, Erza Muminoviq.
Erza Muminoviq ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane për kadet në Berlin të Gjermanisë.
Xhudisja e re kosovare ka triumfuar në kategorinë deri në 44 kilogram.
Muminoviq mposhti në finale me ippon gjermanen Jule Ziegler, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj kampiones kroate, Ana Puljaz.
Dje (e premte) gjatë ditës, Kosova fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të argjendtë në Granx Prix Antalya të Turqisë. /Telegrafi/