Kosova ndaj Kosta-Rikës triumfoi me rezultatin 3:2. Linor Çitaku pati dy fitore, Besart Domaniku një fitore e një humbje, ndërsa Ylli Prestreshi një humbje. Kosova më herët humbi nga Laosi e Uzbekistani, ndërsa mposhti Kaledoninë e Re dhe San Marinon. Kosova përfundoi e katërta në Grupin O të divizionit të katërt (parafundit).
Pingpongistët kosovarë tani do të luajnë për plasman përfundimtar, nga pozitat 85 deri në pozitën e 92-të. Të shtunën pret fituesin e ndeshjes mes Mauritiusit dhe Islandës.
Pingpongistet po ashtu garuan në divizionin e parafundit, që do të ishte i treti. Përfunduan në pozitën e parafundit (5) në Grupin J me një fitore e katër humbje.
Në meçin e fundit, të enjten, Kosova humbi 3:0 nga Indonezia. Vlona Maloku fitoi vetëm një set, ndërsa Amare Janjeva e Ilirjana Haliti nuk ia dolën të fitojnë ndonjë set. Kosova më herët humbi nga Kongo, Republika Dominikane dhe Moldavia, ndërsa e mposhti Kirgistanin. Për plasman përfundimtar nga pozitat 61 deri 72, Kosova të premten (sot) do të luajë me Algjerinë. Nëse fiton këtë përballje, ndeshet me El Salvadorin. /Koha/Telegrafi/