Karateistja nga Kosova, Diellza Dragusha, ka arritur të stolisët me medaljen e bronztë në Kupën e Botës në karate.
Në këtë garë morën pjesë garuese nga e gjithë bota, por Dragusha arriti të zë vendin e tretë, pas pesë fitoreve.
Kjo garë u mbajt në Lashko të Sllovenisë dhe konkurrenca ishte shumë e madhe.
Vlen të theksohet se Diellza para disa muajsh u shpall kampione në Kampionatin Ballkanik të karatesë U-21. /Telegrafi/