Telegrafi

Vazhdojnë studimet mbi virusin H1N1

Nga gjetjet, thonë studiuesit kanadez, dolën se shumica e viktimave të gripit të derrit në atë shtet kanë qenë të rinj dhe gra me probleme ekzistuese mjekësore. Studimet gjithashtu konfirmojnë se kushtet e atyre që ishin diagnostikuar me gripin e derrit ishin përkeqësuar shpejt sapo ishin dërguar në spital.

Studiuesit në Zelandën e Re dhe Australi gjetën se pacientët të cilët ju nënshtruan trajtimeve intensive për futjen e oksigjenit në gjak patën shanse më të mëdha mbijetese. Studimet paralajmërojnë sistemin shëndetësor dhe punonjësit që të ndërtojnë një plan që të merret me mundësinë e mbipopullimit të spitaleve. /VoA/

/Telegrafi/