Gjatë ditës së sotme në shkollën fillore të mesme të ulët “Musa Hoti” në Mitrovicë janë dhënë sesione informuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.
Kjo është bërë në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit“, shkruan Telegrafi.
Këtë vit, kjo fushatë e ka moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.
“Me kërkesën e ShFMU “Musa Hoti“ Njësia e Edukimit Shëndetësor dhe Promovimit të Shëndetit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë ishte prezent në sesionet informuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit“ me moton për këtë vit ‘Kancerin e Gjirit e mposhtim së bashku’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/