Site icon Telegrafi

Vazhdojnë seancat për lëndët e PSP-së “Total” dhe “Transporter”

Seanca të reja për lëndët “Total” dhe “Transporter” të Prokurorisë Speciale Publike duhet të mbahen sot në Gjykatën Penale në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Total” i akuzuar ëstë Dragan Pavloviç-Latas, për fshehje të tatimit me shumën nga 121.414 euro nëpërmjet personave juridik, për firmat “Total marketing SHPT”, “Media Center” dhe “Medijamaks” dhe personat fizik të cilët kanë fshehur tatimin me vlerë prej 63.032 euro.

Sot do të mbahet seancë edhe për lëndën e PSP-së “Transporter”, ku i akuzuar është ish-kryetari i komunës së Manastirit Vladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka ka dëmtuar buxhetin për rreth 360.000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version