Telegrafi

Vazhdojnë sanksionet për Abramovich, tani rusi skualifikohet nga Liga Premier

Vazhdojnë sanksionet ndaj pronarit të Chelseat Roman Abramovich në Angli.

Pas qeverisë së Britanisë së Madhe, tani miliarderi rus është pezulluar edhe nga Liga Premier.

Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier në Twitter që ka njoftuar se kanë skualifikuar pronarin e Chelseat.

“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si drejtor i klubit të futbollit Chelsea”.

Lexo po ashtu Do të largohet logoja e “Three UK” – Chelsea planifikon diçka edhe më të madhe

“Vendimi i bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet, siç përcaktohet në kushtet e një licence të lëshuar nga Qeveria e cila skadon më 31 maj 2022”, thuhet në njoftimin nga Liga Premier.

Qeveria angleze i ka dhënë 10 ditë kohë miliarderit rus që ta shes Chelsean. /Telegrafi/