Kanë vijuar sërish replikat në distancë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Republikës Ilir Meta.
Kreu i qeverisë iu rikthye edhe njëherë çështjes së dekoratave duke thënë se nuk ka as monarki as republikë në botë që iu jep dekorata heronjve të së shkuarës.
Rama i kërkoi Metës që të qëndrojë në krye të detyrës dhe të mos nxisë dasi për interesa personale.
“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!”.
“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar”, ka shkruar Rama në Twitter./ A2 CNN
Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2020