Telegrafi

Vazhdojnë rekordet e Erës (Video)

Kënga e re e Era Istrefit vazhdon të vendosë rekorde shikueshmërie në faqen e shpërndarjes së videove, YouTube.

Të premten, këngëtarja shqiptare lansoi videoklipin e këngës “Redrum”, i cili e shfaq atë tejet artistike dhe ekstravagante.

Pasi kaloi një milion shikime në 12 orët e para të publikimit, videoja muzikore e Erës arriti po ashtu mbi 6.000 komente brenda një dite.

Një tjetër sukses i këtij projekti ishte fakti se Istrefi u ngjit në vend të parë si top trend në rrjetin më të madh të videove.

Lexo po ashtu Era Istrefi në vendin e parë në YouTube me “Redrum” (Foto)

Ndërsa rekordi i radhës është se videoklipi pas 24 orëve të para të publikimit ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube dhe kjo shifër është në rritje të pandalshme.

Kujtojmë se kënga që e bëri Erën të njohur ndërkombëtarisht ishte “Bonbon” që është edhe hiti më i madh shqiptar deri më tani me mbi 315 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/