Këshilli penal ka sjellë vendim për të refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për masën e kujdesit ndaj dy kryeshefave të dyshuar të MPB-së dhe një arkivisti, të cilët janë të përfshirë në hetimet e lëndës ”Fortesa”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo nënkupton se Këshilli e ka pranuar vendimin e gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija, e cila vendosi të mos i sanksionojë të dyshuarit, ashtu siç kishte kërkuar PSP-ja.
Sipas PSP-së, tre të dyshuarit kanë ndihmuar në shkatërrimin e sistemit me të cilin është kryer përgjimi i paligjshëm, ndërkaq urdhër kanë marrë nga Goran Grujoski./Telegrafi/