Skuadra e futbollit nga Drenasi Feronikeli, këtë vit përjetoi ndjenjën e zhvillimit të ndeshjeve si vendas pasi që fusha e tyre në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ ishte rinovuar e ishte bërë e shfrytëzueshme.
Gjithsesi punimet përfundimtare ende nuk janë kryer pasi që ende është duke u punuar në këtë stadium.
Tani po punohet në ndërtimin e tribunës lindore, ku tifozët do të kenë kushte më të përshtatshme që ta përkrahin ekipin tyre të zemrës. Kështu me këtë ritëm të punës, stadiumet tona dita-ditës po marrin pamje tjetër.