Pronar i ndërmarrjes "Favor Ing" nga Theranda, e cila i kryen punët, Halil Bytyqi, thotë se dëshira e tij e madhe është që palestra më në fund të përfundoj dhe të jetë e gatshme për lojëra.
Në anën tjetër, drejtori i Drejtoratit për KRS në Rahovec, Osman Hasku, thotë se ka biseduar me drejtorin e Departamentit për sport pranë Ministrisë për KRS, Ibër Alaj, nga i cili vetëm ka marrë premtime se Ministria do të angazhohet në këtë drejtim.
Por mesazhi i Rahoveci24 për këtë çështje është se Rahoveci si qytet e ka merituar palestrën në afatin e paraparë prej tre vjetësh, i cili qytet është më i madh nga Skenderaj dhe Malisheva, ku palestrat janë të funksionalizuara. /Telegrafi/Rahoveci24/