Tashmë protestat qytetare kanë hyrë në javën e dytë të tyre. Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe tërheqjen e vendimeve të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Harta e protestave do të zgjerohet këtë javë edhe në Koçan, Shtip, Manastir, Gostivar, ndërkaq për të premten është paralajmëruar edhe një protestë e shqiptarëve e organizuar nga OVL-UÇK-së, LR-PDSH-ja, Të burgosurit politik dhe RDK-ja.
Më poshtë ndiqni videon e nga TV Shenja për fillimin e protestës së sotme. Protestuesit mbajnë me vete parrulla të ndryshme, ndër të cilat edhe një foto e prokurores Fatime Fetami me shënimin ”No Pasaran”./Telegrafi/