Telegrafi

Vazhdojnë protestat kundër Deklaratës shqiptare në Maqedoni (Video)

Protesta kundër platformës së partive shqiptare u mbajtën edhe sonte në disa qytete. Në Shkup protestat filluan si zakonisht para qeverisë për të vazhduar para Kuvendit dhe për të përfunduar para selisë së LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët e protestave nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” përsëritën kërkesat e tyre që partitë maqedonase të mos nënshtrohen ndaj siç thanë platformës së Tiranës dhe zyrtarizimi të gjuhës shqipe, pasi sipas tyre, këto do të prishnin karakterin unitar të Maqedonisë./Telegrafi/