OBRM-PDUKM ka paralajmëruar për sot protestë nëpër Shkup duke filluar nga ora 18:00, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga ora 15:00 dhe 17:00 kanë paralajmëruar bllokim të udhëkryqeve tek Qendra Tregtare ”Mavrosaja” dhe udhëkryqin para zyrës së BE-së në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas bllokimit të këtyre dy udhëkryqeve nga kjo parti thonë se do të mbajnë protestë para Qeverisë së Maqedonisë.
Sipas partisë së Gruevskit, protestat i bëjnë përshkak të, siç i quajnë ata, arrestimeve për hakmarrje ndaj zyrtarëve të tyre dhe qytetarëve që nuk mendojnë njejtë si Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. /Telegrafi/