Nga dita e premte, banorët e fshatrave Banjicë e Poshtme dhe Epërme si dhe disa lokaliteteve përreth, kanë filluar protesta, duke bllokuar automjetet që bartin mbeturinat komunale nga disa komuna të rajonit të Pollogut, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ato protestojnë duke kërkuar përfundimisht të zgjidhet problemi me deponinë rajonale, për të cilën thonë se shkakton ndotjen e ambientit dhe ndikon në shëndetin e njerëzve, pasi që rrezikon përhapjen e ndonjë sëmundje. Madje, në disa raste, bërllogu hidhet përreth rrugëve që çojnë për te deponia Rusino.
Në këtë drejtim, banorët e këtyre anëve kanë gjetur mbështetjen e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Protestuesit kanë realizuar një takim me kryetarin Bejta, kabineti i të cilit bën të ditur se janë dakorduar që të formësohen kërkesat e tyre, kurse mendohet që të realizohet edhe një takim me Ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Banorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokimin e transportit të hedhurinave në këtë deponi./Telegrafi/