Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës vazhdon me projekte të ndriçimit publik.
Drejtori i kësaj drejtorie, Gent Begolli, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar projektin e realizuar së fundmi në lagjen “Ulpiana”.
“Vazhdon ndriçimi i lagjeve të kryeqytetit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prishtinës” shkruan Begolli në Facebook. /Telegrafi/