Në fund të muajit gusht, Selena Gomez i anuloi koncertet e turneut Revival në mënyrë që të tejkalonte problemet me ankthin, sulmet e panikut dhe depresionin.
Ndërsa tash, UsWeekly njofton se këngëtarja dhe aktorja është duke qëndruar në një qendër rehabilitimi në Nashville të Tennesse, ku është duke u trajtuar.
“Ajo mund të shkojë në një vend shumë të errët. Kjo pauzë është për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor”, ka thënë një burim për revistën.
24-vjeçarja po vuan nga lupusi, ndërsa edhe në vitin 2014 ishte vendosur në një qendër rehabilitimi pasi u diagnostikua me sëmundjen autoimune.
Selena aktualisht nuk është duke përgatitur as këngë të reja. “Ajo është dashur të incizonte këngë të reja, por nuk i ka treguar askujt se kur do të kthehet në studio”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/