Telegrafi

Vazhdojnë problemet me baterinë e pajisjeve me iOS 5

Edhe pse në fillimisht në internet u paraqiten komentet e para të shfrytëzuesve që thoshin se bateria u zgjat më shumë, duket se problemi nuk është zgjidhur në tërësi.

Këtë për portalin All Thing D e konfirmoi edhe përfaqësuesi i Apple, i cili th ase janë duke e hetuar problemin i cili ende po e bezdis një numër të madh të shfrytëzuesve.

Ata të cilët nuk kishin fat dhe të cilëve nuk u është rregulluar problemi me kohëzgjatjen e baterisë, lajmëruan se madje situata tashmë është edhe më e keqe se para instalimit të update-it. /Telegrafi/