Telegrafi

Vazhdojnë problemet e Liverpoolit

Veç spanjollit, edhe kapiteni Steven Gerrard do të mungojë dy javë, derisa izraeliti Yossi Benayoun rrezikon të mos paraqitet një muaj.

Një zëdhënës i klubit i ka thënë faqes zyrtare se të enjten, Gerrard dhe Torres kanë bërë disa ekzaminime mjekësore që kanë konfirmuar lëndimet e tyre.

Kjo është një goditje e rëndë për Të Kuqtë, të cilët edhe ashtu gjenden në një pozitë shumë të vështirë. /Telegrafi/