Telegrafi

Vazhdojnë pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, tri orë pritje te Dheu i Bardhë

Foto: Ilustrim

Në vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdon të ketë kolona dhe pritje të gjata të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 20:015), pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin tri orë për të hyrë në Kosovë, kurse rreth 20 minuta për të dalë, raporton Telegrafi.

Pritje të gjata ka edhe në vendkalimin në Muçibabë, ku po pritet dy orë për hyrje në vendin tonë, e po aq pritet edhe në dalje.

Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 50 deri në 60 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.