Pritjet dhe kolonat e gjata kufirin me Serbinë në Merdare, kanë vazhduar edhe sot.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të MPB-së, për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Merdare, pritja është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë, kurse për të dalë nga Kosova pritjet janë 3 deri në 3 orë e gjysmë.
Ndërkaq pritjet më të vogla janë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova është 40 minuta ./Telegrafi/