Telegrafi

Vazhdojnë pritjet e gjata: Kolonë deri në katër kilometra në pikën kufitare Vërimcë

Kanë vazhduar edhe këtë të diel, pritjet e gjata në kufirin mes Kosovë dhe Shqipërisë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, qytetarët po duhet të presin deri në tri orë në Vërmicë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Po ashtu kolona e automjeteve ka arritur deri në katër kilometra.

Pritjet kufitare kanë nisur pasi me vendimin e fundit të Qeverisë të datës 30 gusht, çdo person i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatë vaksinimi për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

Test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga e hëna, edhe hyrja në Shqipëri do të jetë e kushtëzuar, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi masat e reja anti-COVID, për shkak të shtimit të shpejtë të rasteve në vend.

Të dielën (5 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima të reja nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të 2020-ës, deri më 5 shtator janë shënuar 2,605 viktima në Kosovë. /Telegrafi.

</div