Edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimet kufitare raportohet për pritje dhe kolona të automjeteve.
Pritjet më të gjata janë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:48), pritjet për të dalë nga Kosova në këto dy pikë kalime kufitare janë deri në gjysmë ore.
Kolona e automjeteve te Dheu i Bardhë arrin në 80 metra, kurse në Merdar është 50 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/