Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura takimet e partive më të mëdha me qytetarët gjatë ditës së djeshme të fushatës së zgjedhjeve lokale.
Bashkimi Demokratik për Integrim i drejtuar nga Ali Ahmeti kanë qëndruar në Zhelinë ku kanë promovuar Fatmir Izairin, kryetarin aktual të komunës i cili garon edhe për një mandat. Ahmeti banorëve të kësaj komune ju ka thënë se Izairi ju duhet si kryetar i komunës.
PDSH ka qëndruar me banorët e Zherovjanit dhe fshatra tjerë në Komunën e Bogovinës dhe Reçicës së Madhe në Tetovë. Thaçi ka folur se kanë zgjedhur kandidatët më të mirë të të gjithë komunave.
Aleanca për shqiptarët ka qenë në rrethinën e Komunës së Bogovinës dhe kanë premtuar jetë më të mirë për banorët e kësaj komune. Kandidati i kësaj partie në Komunën e Bogovinës ka thënë se janë të gatshëm për të punuar në të mirë të qytetarëve.
Ekipe të ndryshme të Lëvizjes Besa kanë takuar qytetarë të komunave të ndryshme në Maqedoni. Komuna e Tearcës, Likovës dhe vendbanime në Tetovë kanë qenë vendtakimet e kësaj partie.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët, e përbërë nga RDK dhe UNITETI kanë takuar banorë të fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit ku kanë prezentuar kandidatin Shpat Iseini.
LSDM ka qenë në mesin e banorëve të komunës së Çairit dhe Komunës Qendër. Zaev ka takuar edhe kandidatin e BDI-së në Çair, Visar Ganiu me të cilin kanë shqyrtuar propozimet dhe premtimet e tij.
OBRM-PDUKM ka qenë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup ku kanë premtuar erë të re të qeverisjes dhe vende më shumë të punës. Gjithashtu kjo parti ka qenë në Kumanovë ku kanë prezentuar kandidatin dhe propozimet për këshilltarë në këtë komunë.