Telegrafi

Vazhdojnë përplasjet rreth zgjedhjes së rektorit të UKM-së

Komisioni verifikues do ta ketë fjalën e fundit në verifikimin e dhjetë mandateve të përfaqësuesve të parlamentit studentor në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, ish-kryetari i parlamentit studentor, Samoli Mallçeski, ka deklaruar se ky verifikim është në kundërshtim me statusin e UKM-së dhe ky hap do ta problematizojë zgjedhjen e rektorit të ri.

Nga ana tjetër, Plenumi Studentor mbrëmë ka bërë të ditur se do ta dërgojë në gjykatë vendimin për zgjedhje të rektorit, pasi që dyshojnë se do të votojnë edhe përfaqësues jolegjitim të studentëve, kruse Parlamenti Studentor i ka hedhur poshtë akuzat për përfundim të mandateve./Telegrafi/