Site icon Telegrafi

Vazhdojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë pas vrasjes së afro-amerikanit në Minnesota

Policia dhe protestuesit u përballën për të tretën ditë në Brooklyn Center, në shtetin e Minnesotas të SHBA-së, pas vdekjes së një 20-vjeçari afro-amerikan.

Qindra demonstrues ishin mbledhur në selinë e policisë, e cila ishte rrethuar me barriera betoni dhe një gardh të gjatë metali.

Rreth 90 minuta para hyrjes në fuqi të orës policore, policia njoftoi se tubimi ishte shpallur i paligjshëm dhe urdhëroi që turmat të shpërndaheshin. Më pas nisën përplasjet, raporton zeriamerikes.

Në një deklaratë, policia tha se oficerët e ndaluan Daunte Wright për shkelje të rregullave të trafikut pak para orës 2 pasdite kur edhe kuptuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti.

Lexo po ashtu Policia vret edhe një afrikano-amerikan, reagon Joe Biden

Ndërsa policia provoi ta arrestonte, ai u kthye në veturë. Një oficere, emri i së cilës nuk u publikua, e qëlloi afrikano-amerikanin.

Wright e ngau veturën disa qindra metra, pastaj goditi një makinë tjetër dhe vdiq. Po ashtu një polic u dërgua në spital pas lëndimeve thanë mediet lokale. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version