Ka vazhduar debati i nxehtë në vazhdimin e tretë të seancës së 105-të të Kuvendit për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tv 21 njofton për akuza të ndërsjellta mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Opozita akuzoi OBRM-PDUKM-në se ka përdorur Ivanovin për të falur kriminel, ndërsa për OBRM-PDUKM-në, me anë të faljes, Ivanov ka hapur rrugën për daljen nga kriza politike.
Debati për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit, Gjorge Ivanov filloi më 13 qershor dhe u parashtrua nga opozita dhe i përkrahur edhe nga deputetët e BDI-së. Miratimin e vendimit për ngritje të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim të përgjegjësisë së kryetarit të shtetit duhet ta votojnë së paku 82 deputetë./Telegrafi/