Telegrafi

Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e pesëvjeçarit në Marok i cili ka mbetur tash e sa ditë në një pus – nuk dihet momentalisht nëse është gjallë

Ekipet e shpëtimit që po përpiqen me dëshpërim të shpëtojnë një djalë pesëvjeçar që ra në një pus të thellë në Marok, po hyjnë në fazën përfundimtare të operacionit të tyre.

Ata punuan gjatë natës për ta arritur djalin, i quajtur nga mediet lokale si Rayan, i cili ra 32 metra në hapjen e ngushtë të pusit katër ditë më parë.

Ekipet e shpëtimit thanë se ishin në një tunel aksesi më pak se 1 metër nga djali.

Frika nga një rrëshqitje e mundshme dheu e ka komplikuar detyrën. Një zyrtar i shpëtimit nuk ishte i sigurt se Rayan ishte ende gjallë.

Kreu i shpëtimit, Abdelhadi Tamrani tha për AFP se kamera e tregoi atë nga pas të shtrirë në anën e tij.

“Nuk është e mundur të përcaktohet fare gjendje a fëmijës në këtë moment. Por ne shpresojmë te Zoti që fëmija është gjallë”, tha ai. /Telegrafi/