Site icon Telegrafi

Vazhdojnë përgatitjet në Arenën Filipi i Dytë për Super kupën evropiane

Ndërmarrja Publike për Hapësirë Banesore dhe Afariste është duke punuar në arredimin e hapësirës në Arenën Filipi i Dytë prej ku duhet të raportojnë gazetarët gjatë UEFA Super kupës që do të mbahet në gusht të vitit 2017, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çdo tre muaj në Shkup vjen një inspeksion nga UEFA i cili bën kontrolle në Arenë.

“Në tetor presim që sërish të vjen inspeksioni. Inspeksioni vjen për sfera të ndryshme për terrenin edhe për atë që është baza e terrenit edhe për atë që është në pjesët shoqëruese. Kaloi inspeksioni, patëm vlerësim të shkëqlyer”, deklaroi drejtori i NP për hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdanov.

Grozdanov këtë e tha në takimin me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Gostivar.

Gruevski interesohej për zhvillimin e përgatitjeve për Super kupën, gjegjësisht për arenën Filipi i Dytë, e cila është në kompetencë të kësaj NP.

Ai apeloi deri te klubet të cilat zhvillojnë dneshje dhe deri te tifozët të cilët vijnë në Arenën Filipi i Dytë që të mos bëhen dëmtime të objektit. /Telegrafi/

Exit mobile version