Gjatë këtij vikendi në Shkup do të vazhdojnë ngjarjet promovuese të bujqësisë organike, të cilat i organizon Federata e prodhimeve organike në Maqedoni, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për aktivitete që janë pjesë e manifestimit “Ditët e prodhimeve organike 2016”.
Nga Federata njoftuan se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me prodhimet organike, ndërsa përmes organizimeve edukative do të njihen edhe më detajisht rreth rregullave të prodhimeve organike.
Në këtë program është parapa të ketë edhe kuiz, ku të pranishmit do të mund të provojnë njohuritë e tyre rreth prodhimeve organike./Telegrafi/