Kanë vazhduar netët festive në një nga klubet më të mëdha në vend, në Hangover.
Klubi i natës që gjendet në Gjakovë, arriti që për të tretën mbrëmje rresht të jetë i stërmbushur me performanca të artistëve si Majk, Dhurata Dora e së fundmi edhe Kaos që hapën vitin 2018 në mënyrë të stuhishme.
Kaos performuan hitet më të mëdha të tyre, duke arritur të krijojnë atmosferë impozante.
Atmosfera pritet të vazhdojë edhe sonte (e martë) me rikthimin e madh të Dafina Zeqirit, e cila performon pas shumë kohësh në Gjakovë. Duffye pritet të promovojë këngët e reja, ashtu sikurse edhe hitet e vjetra.
Kurse, i njohur për performancat e veçanta, Capital T, pritet të performojë të mërkurën mbrëma në atë që është vazhdimi i serisë së netëve festive.
Nora dhe Gjiko vazhdojnë serinë enjtën e cila mbyllet nga Flori të shtunën më 6 janar.
/Telegrafi/