Telegrafi

Vazhdojnë negociatat mes Dimitrovit dhe Kotziasit, për një javë do takohen dy herë

Pas intensifikimit të bisedimeve rreth zgjidhjes së çështjes së emrit mes shefave të diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë, pritet të ketë edhe takime të reja.

Edhe pse nga Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk kanë dalur me agjendë konkrete, ministrat e Punëve të Jashtme pritet të takohen në dy konferenca në Greqi, njofton TV24. E para më 3 dhe 4 maj në Selanik, ndërsa tjetra një javë më vonë në Sunio, afër Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca e parë rajonale dedikohet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Bullgaria, kurse Greqia do të jetë nikoqire.

Ndërsa konferenca më 11 dhe 12 maj në Sunio do të mbahet për të ardhmen në Evropë të vendeve të rajonit./Telegrafi/