Kohët e fundit në mediat britanike, ka gjithnjë e më shumë raportime se ish-ylli i futbollit, David Beckham nuk pajtohet me djalin e tij të madh, Brooklyn dhe kjo është arsyeja pse ky i fundit mungon në takimet familjare.
Problemet kanë ardhur si pasojë e lidhjes problematike ndërmjet Brooklyn dhe Hana Cross, transmeton KP.
Djali i madh i Beckham nuk ishte ndier mirë kur David e paralajmëroi të mendonte mirë për marrëdhënien e tij me Hanan, pasi ishin grindur publikisht në festivalin e filmit në Kanë.
Pastaj, babai i tij e luti të mos shkonte në një takim familjar së bashku me të dashurën.
Brooklyn për shkak të inatit ndaj babait të tij vendosi të mos paraqitej në pagëzimin e vajzës së vëllait të Victorias dhe të kalonte kohën me Hanan në Hollywood.