Site icon Telegrafi

Vazhdojnë masat për rritjen e sigurisë në plazhet e Shqipërisë (Foto)

Policia e Shtetit po vijon patrullimin në të gjitha plazhet e Shqipërisë me biçikleta dhe motoçikleta, ku në harkun kohor prej 16 orësh janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.

Sipas Policisë, në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista.

“Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike. Po në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, edhe në zonat turiskte, ka një rritje të prezencës së Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version