Telegrafi

Vazhdojnë manifestimet përkujtimore për Begollin

Në një komunikate për shtyp të lëshuar nga qendra “Multimedia”, ceremonia përkujtimore do të mbahet ditën e shtune, në një vjetorin e vdekjes së aktorit.
Ceremonia përkujtimore do të fillojë me muzikë klasike, përderisa një fjalë rasti do ta mbajë edhe vetë ministri Beqiri.

Gjatë ceremonisë do të bëhet prezantimi i botimeve të monografisë së “Faruk Begolli” nga autori Jeton Neziraj, tash e përkthyer në anglisht nga përkthyesi Fadil Bajraj dhe në serbisht nga Vehap Shita.

Të dyja këto dy botime janë bërë me mbështetjen materiale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ambasadës Franceze në Prishtinë.

Kurse pas ceremonisë do të ngrihet nga një gotë raki për përshpirtjeje të Maestro Faruk Begollin, kurs ceremonia do të vazhdoj prapë më muzikë klasike.

Ceremonia do të përfundoj me një vizitë të varrezave të qytetit të Prishtinës edhe do të vendosen lule të freskëta në pllakën e varrit të Begollit. /Express/