Policia e Kosovës në Ferizaj ka vazhduar me ligjerata nëpër shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative. Të martën, ligjeratat kanë vazhduar në shkollën fillore “Vezir Jashari”. Temat Kryesore ishin pasojat e përdorimit të narkotikëve, ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore e të tjera.
Po ashtu Policia ka shpërndar edhe disa fletushka me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive negative.
Nxënësve iu është drejtuar me këshilla e sugjerime edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, kapiteni Ismet Dervishi. Ai tha se nxënësit duhet të shmangen nga dukuritë negative dhe gjithashtu duhet ta ruajnë ambientin dhe pasurinë publike e kulturore.
“Policia e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat tjera të komunës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve”, ka thënë midis të tjerash ai.
Ndërkaq, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt nëpërmjet një komunikate ka thënë se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“Në kuadër të strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, sot, më datë 11.03.2025, policët e stacionit të Ferizajt, kanë mbajtur një ligjëratë me nxënësit e klasave VII dhe IX në SHFMU “Vezir Jashari ” në Ferizaj. Temat e ligjëratës ishin: Pasojat e përdorimit të narkotikëve, ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 40 nxënës, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj”, ka thënë Veseli./ Telegrafi/