Në pasditen e sotme do të realizohet fluturimi i parë Varshavë-Ohër, kurse do të ketë edhe disa fjalime të përfaqësuesve të aeroporteve, komunës së Ohrit, dhe nga konsulli i Polonisë.
Përveç kësaj, dje është realizuar edhe fluturimi i parë nga Talin për në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sezoni i sivjetmë veror filloi me fluturimin e parë nga Stambolli për në Ohër, që u realizua më 15 prill.
Në Maj u realizuan fluturimet nga Amsterdami, Brukseli, Tel Aviv e Katovica, përfshi linjat nga Bazeli, Cyrihu e Londra.
Në pesë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë ardhur 822.578 persona, që paraqet rritje prej 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Gjithsej u realizuan 7196 fluturime, që paraqet rritje prej 17%.
Të gjitha këto linja janë në shërbim të rritjes së turistëve të huaj që e vizitojnë Maqedoninë./Telegrafi/